Jose Mourinho është tashmë një çështje e mbyllur, por e ardhmja e Romës mbetet e paqartë. Daniele De Rossi ka firmosur një kontratë deri në fund të sezonit, një arsye e fortë që mediat të aludojnë shpejt për pasuesin e tij. Në kryeqytet qarkullojnë dy emra, Motta dhe Stefano Pioli. Corriere dello Sport ngre një tjetër pikëpyetje të madhe, çfarë do të ndodhë me dy lojtarët më të çmuar, Dybala dhe Lukaku?

420099070 926687535480147 4516774694893975857 N
420099070 926687535480147 4516774694893975857 N

Përpara se të marrë një vendim, presidenti Friedkin duhet të gjejë një drejtor sportiv të ri, Tiago Pinto largohet në shkurt. Romës i duhen me çdo kusht 50 milionë euro plus, në arkat e klubit duhet të futet kjo shumë për të qenë korrekt me rregullat e “Fair Play Financiar”. Dybala është me “valixhe në duar”, kjo pasi argjentinasi ka një klauzolë shumë të ulët largimi, 12 milionë euro, ndërsa Lukaku është në formë huazimi.

420083366 926687542146813 7248276515141975433 N
420083366 926687542146813 7248276515141975433 N

Si do të jetë përfundimi i këtij sezoni, e ardhmja e Romës duket e paqartë, largimi i Mourinho-s ka sjellë te tifozët hijet e sezoneve të fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb