Lajm i mirë për Romën dhe mbi të gjitha për trajnerin Gian Piero Gasperini. Kryeqytetasit vijuan sot me përgatitjet, teksa spikat rikthimi i Dybala, i cili tashmë është bashkuar me grupin.

Siç raportohet nga mediat, sulmuesi argjentinas mund të konsiderohet plotësisht i rikuperuar për ndeshjen kundër Napolit. Ndërkohë, Robinio Vaz u stërvit pjesërisht. Roma përballet me Napolin me 15 shkurt, në kuadër të kampionatit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb