Para ndeshjes ndaj Pisas, trajneri i Romës, Gasperini u ndal të fliste edhe për merkaton.

“Duhet gjithmonë të përpiqemi të përmirësojmë ekipin. Para se të mendosh për largime, duhet të kuptosh çfarë po afron.

Ai theksoi se numri i madh i afrimeve nuk ka dhënë efektin e pritur, duke nënvizuar se vetëm një pjesë e vogël e lojtarëve të transferuar kanë arritur të fitojnë vend në formacion.

“Në letër mund të kenë ardhur rreth 30 lojtarë, por vetëm 4 ose 5 po luajnë aktualisht. Nuk dua të fajësoj askënd, por ndoshta duhet të kemi objektiva të ndryshme,” shtoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb