Roma ia del që të triumfojë 0-1 në Reggio Emilia ndaj Sassuolos. Goli i vetëm i sfidës u realizua nga Dybala, pas çerek ore lojë.

Për ekipin e Gasperinit, në pjesën e dytë mjaftoi menaxhimi i rezultatit. Roma ka 18 pikë, po aq sa Napoli kryesues.

Në krahun tjetër, Sassuolo është në vendin e 12-të. Në sfidat e tjera, Verona-Cagliari përfundoi 2-2, ndërsa Torino mundi 2-1 Empolin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb