ITALI-Mediat italiane janë fokusuar tek një histori dashurie e shndërruar tanimë në një arratisje. Historia e një djali italian dhe një vajzë shqiptare që kanë lënë familjet për të jetuar dashurinë e tyre ka tronditur Italinë.
Alex Brighenti 16 vjeçar dhe Laura Gjinesha 14 vjeçare, janë nisur në një arratisje dashurie duke bërë që të kërkohen nga policia italiane.
Të rinjtë janë arratisur me rreth 100 euro në xhep dhe sipas policisë destinacioni i tyre është jashtë Italisë duke ju referuar mesazheve në What’sApp që Alex i ka dërguar një miku të tij.
Pak para me vete, asnjë destinacion se ku do të shkojnë dhe me autoritetet nga pas që po i kërkojnë, Alex dhe Laura rezultojnë të zhdukur.
Apeli i prindërve dhe të afërme është që të rikthehen. “Kemi gabuar, na vjen shumë keq, kthehuni”.
Që prej të shtunës në mesnatë Alex ka fikur edhe celularin e tij duke bërë që të mos kenë asnjë mundësi kontakti me të.
Vendndodhja e tij e fundit ishte qyteti i Bolonjës.
“Alex kthehu në shtëpi, nuk të bëjmë asgjë”, është ky apeli i dëshpëruar i mamasë së tij Rebeca Brighenti.
Italiani Alex Brighenti dhe shqiptarja Laura Gjinesha prej tre ditësh janë zhdukur duke mos lënë asnjë gjurmë pas.
Edhe pse policia ka nisur kërkimin deri tani nuk është bërë asgjë për zbulimin e vendndodhjes së tyre ndërkohë që familjarët kanë dhënë njoftimin që kushdo që i sheh të telefonojë policinë.
I ati i Laurës ndërkohë është duke zënë me radhë qytetet e Italisë në kërkim të së bijës. Pas Bolonjës ai ka shkuar në Milano ku thuhet se është parë për herë të fundit 14-vjeçarja.
Sipas babait të vajzës, çifti nuk kishte më shumë se 150 euro në xhep.
Në lidhje me familjen shqiptare nëna e 16-vjeçarit Alex ka thënë : “Nuk e di çtë ka thënë ajo, por prindërit e saj ne i njohim dhe janë të mrekullueshëm. Janë njësoj të dëshpëruar si ne për largimin tuaj. Të lutem kthehu”.
(d.b/BalkanWeb)
