Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka uruar në një postim në rrjetet sociale, romancierin grek Christos A. Chomenidis, pasi ai u nderua me Çmimin Evropian të Librit (Le Prix du Livre Européen) për romanin e tij ‘Niki’.

Kryeministri grek, Mitsotakis tha se,” urimet e tij vijnë në kuadër të një lexuesi dhe të një miku të mire”.

Gjithashtu, ministrja e Kulturës dhe Sporteve, Lina Mendoni, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka uruar Chomenidis për çmimin e tij, duke theksuar se vepra e romancierit, nderon shkrimet greke dhe Greqinë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb