“Ron Yeffet është i afërt me Ramën, kanë kapur shtetin”, kështu u shpreh Ervin Salianji në një intervistë në emisionin “Prime News24” në News 24.

Gjithashtu gjatë intervistës, ai theksoi se SPAK ka faktuar akuza dhe se ka treguar se nuk ka të paprekshëm.

“Mendoj që drejtësia SPAK ka ecur disa hapa përpara. Pjesa tjetër në raport me qytetarët ka ecur disa hapa pas. Kjo është qeverisje e korruptuar dhe këtu Rama kontrollon të gjitha institucionet. Dhe unë them që SPAK është një institucion që po jep njëlloj frymëmarrje. Figurat politike që i janë goditur Ramës janë me peshë politike. Rama i merr votat me krimin. Në Durrës a nuk janë godit, në Elbasan a nuk janë godit në Shkodër a nuk janë godit? Miliona janë të konfiskuara dhe janë në hetim… Dosja më bujshme, apo më e normalshme do e quaja, do të ishte që gjithë këta persona që janë kapur, deri tani, shëndetësia mbrojtja arsimi leje, të çojnë te Rama dhe të thërrasin Ramën. Dhe këtë ditë e shoh të afërt, e kam mbështetur SPAK”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb