MADRID – Ronaldo dhe Georgina do të bëhen me vajzë. Gjinia e fëmijës është zbuluar krejt rastësisht pas një postimi në rrjetin social Instagram, ku mësuesi i Georginas kishte komentuar duke zbuluar gjininë. Duket se vallëzimi salsa i ka kushtuar bujë mediatike bukuroshes.
GEORGINA
23 vjeçarja ka shpërndarë një video në Instagram teksa mëson salsa-n dhe ishte mësuesi i kërcimit që komentoi duke zbuluar gjininë. Natyrisht, komenti menjëherë është fshirë dhe është neutralizuar, në mënyrë që të mos spekulojnë mediat. Megjithatë, kjo gjë nuk i ka shpëtuar tabloideve.

44B978A300000578-4920286-image-m-63_1506411626204

C_2_fotogallery_3082878_7_image

“Është kënaqësi që po ju mësoj këcnimin salsa.  Vajza e vogël që po rritet brenda teje do të jetë një balerinë e vërtetë”- ishte komenti nga mësuesi i saj në videon e postuar mirëpo ky koment pasi disa orësh është fshirë.

The Sun raporton se çifti pas kampionatit botëror të futbollit” Rusi 2018” do të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre. Siç shihet dhe nga fotot Georgina ka nisur provat për kërcimet që do të bëjë në dasmën e saj me futbollistin e Real Madrid.

44B96EB300000578-0-image-a-36_1506410927158

(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb