Cristiano Ronaldo po përshtatet mjaft mirë te Al-Nassr. Pas problemeve të fillimit, sulmuesi portugez ka gjetur veten te arabët, teksa ka shënuar rregullisht.

CR7 tashmë nuk duket vetëm një futbollist atje, por si duket po bën edhe rolin e skautit. Mediat bëjnë me dije se u ka kërkuar drejtuesve afrimin e dy lojtarëve të Juventusit, madje ka shprehur gatishmërinë që të përpiqet t’i bindë vetë futbollistët.

Bëhet fjalë për Carlo Pinsoglio, aktualisht portieri i tretë dhe mbrojtësi kolumbian Juan Cuadrado. Të dy lojtarëve u skadon kontrata në fund të sezonit me klubin e Juventusit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: