“Urime, Portugali. Ndërsa 11 lojtarët këndonin himnin, të gjitha kamerat u drejtuan nga ju. Sa turp që nuk shijuam lojtarin më të mirë në botë gjatë 90 minutave. Fansat nuk reshtin së kërkuari për ju dhe duke bërtitur emrin tuaj. Zoti dhe miku yt i dashur Fernando të vazhdojnë dorë për dore dhe të na bëjnë krenar edhe një natë”-ishin fjalët që shkroi Georgina Rodriguez në rrjetet sociale pas ndeshjes Portugali-Zvicër, me rezultatin 6-1, ku Cristiano Ronaldo e nisi nga stoli.

Edhe pse Portugalia u kualifikua për në çerekfinale, kjo nuk e ndali Georginën që të “vjelle vrerë” për lënien e partnerit të saj CR7 në stol.
Përpos postimit në rrjetin social Instagram, Georgina sërish nuk e ka ndalur këtë ndodhi që të ndikojë në qëndrimin e saj në Katar. Një ditë pas ndeshjes, modelja shijon një ecje në shkretëtirë së bashku më fëmijët dhe miqtë e saj.

Tttttttt
Tttttttt

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: