Vetëm pak ditë para nisjes së aventurës së Portugalisë në Kupën e Botës 2026, kapiteni Cristiano Ronaldo ka dhënë sinjale qetësuese për gjendjen e tij fizike.

Në prag të Botërorit të gjashtë në karrierë, ylli portugez ka hedhur poshtë çdo dyshim mbi formën e tij, duke deklaruar se ndihet në gjendje optimale për të udhëhequr kombëtaren drejt objektivave të mëdha. Ronaldo vjen në këtë turne pas një sezoni pozitiv në nivel klubesh, ku konfirmoi edhe një herë instinktin e tij si golashënues.

Kapiteni i Portugalisë është shprehur optimist për potencialin e skuadrës së drejtuar nga Roberto Martínez, duke theksuar se grupi aktual përbëhet nga lojtarë me cilësi të lartë dhe me ambicie për të lënë gjurmë në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit botëror.

Objektivi i parë i luzitanëve mbetet kalimi me sukses i fazës së grupeve. Ronaldo ka kërkuar përqendrim maksimal, duke nënvizuar rëndësinë e nisjes së mirë të turneut dhe marrjes së rezultateve pozitive ndeshje pas ndeshjeje.

Portugalia do ta nisë rrugëtimin e saj në Kupën e Botës më 17 qershor, me sfidën ndaj Kongos. Më pas do të përballet me Uzbekistan dhe Colombia në Grupin K, me synimin për të siguruar një vend në fazën me eliminim direkt.

Në moshën 41-vjeçare, Cristiano Ronaldo mbetet figura qendrore e Portugalisë dhe një nga emrat më të spikatur të këtij Botërori, duke synuar të shkruajë një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij legjendare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb