PORTUGALI

vila 7-katëshe e Ronaldo-s në Madeira, Portugali është grabitur mëngjesin e të mërkurës.

Një gazetë lokale e ishullit portugez raportoi se hajduti hyri pasi dera e garazhit ishte lënë hapur.

Vila luksoze e Ronaldo-s vlen rreth 7 milionë dollarë teksa futbollisti nuk ndodhej aty pasi luante me kombëtaren portugeze.

Autori i vjedhjes arriti të marrë disa sende me vlerë dhe një fanellë të Juventusit të nënshkruar e cila vlen 180 dollarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb