Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo  mbushi 37 vjeç të shtunën. Mes dhuratash të shumta, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte ajo e partneres së tij shtatzënë Georgina Rodriguez e cila i dhuroi atij një Cadillac Escalade mahnitëse e cila kap vleren e mbi 150 mije euro.

Pa humbur kohë, Ronaldo u fotografua me këtë makinë duke shkuar në stërvitjen e MU.

Maki

Cristiano tashmë krenohet me një  flotë mbresëlënëse supermakinash . Por me familjen e tyre në zgjerim, Cadillac Escalade do t’i mundësojë Rodriguez-it dhe binjakeve  të tyre identike që të bëjnë shkollën me rehati dhe stil.

Nuk mund të shmanget fakti që Cadillac Escalade është mjaft i madh. Me një gjatësi prej afro 6 metrash, është pothuajse e njëjta gjatësi me nje gjirafë.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb