Cristiano Ronaldo nuk e nisi si titullar ndeshjen ndaj Zvicrës, kaq mjaftoi që të nisin thashethemet rreth një mundësie krisje marrëdhëniesh me trajnerin e Portugalisë, Fernando Santos. Ylli CR7 ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se grupi është më i fortë se asnjëherë.

“Ne jemi një grup shumë i bashkuar për t’u thyer nga forcat e jashtme. Një komb shumë i guximshëm për t’u frikësuar nga çdo kundërshtar. Një ekip në kuptimin e vërtetë të fjalës, që do të luftojë për ëndrrën deri në fund!” – Shkruan ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb