Cristiano Ronaldo do t’i nënshtrohet testeve mjekësore për të zbuluar shkallën e dëmtimit të pësuar në ndeshjen e Al Nassr ndaj Al-Fayha të shtunën.
41-vjeçari, i cili humbi një penallti gjatë ndeshjes, u detyrua të largohej përpara kohe nga fusha, pasi sinjalizoi në stol se kishte probleme. Dëmtimi ka shqetësuar jo pak tifozët e Portugalisë, me Kupën e Botës që tani është vetëm tre muaj larg.
Ky eveniment do të jetë i gjashti dhe i fundit i Ronaldos në Kupën e Botës. CR7 shpreson që të mos ketë asgjë serioze dhe të rikthehet sa më shpejt në fushë.
