Rosie Huntington-Whiteley ka bërë një postim në Instagram në të cilin shohim foto nga qëndrimi i saj në Los Angeles, por edhe nga zgjedhjet stilistike që ka bërë gjatë qëndrimit atje.

Në një foto modelja pozon me veshje sportive në një palestër dhe në një tjetër me një fustan të zi dhe një zinxhir floriri në qafë. Në foton e tretë ajo pozon e zhveshur në shtratin e saj.

Rosie Huntington-Whiteley është në një lidhje me aktorin Jason Statham. Çifti jeton në Londër me dy fëmijët e tyre. Djali i tyre, Jack, i lindur në 2017 dhe vajza e tyre, Isabella, e lindur në 2022.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të dy rrallë herë ndajnë detaje rreth jetës së tyre personale. Rosie menjëherë pas lindjes së vajzës së saj ndau një story në Instagram dhe shkroi: Shumë e lumtur dhe mirënjohëse për dy fëmijët e mi të shëndetshme. Herën e dytë ndihem shumë më e sigurt dhe më e relaksuar. Edhe psiqikisht dhe fizikisht ndihem më mirë. Ndihem shumë mirënjohës për këto ditë me familjen time”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rosie HW (@rosiehw)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb