NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

4 racione pule
2 kokrra qepë
2 thelpinj hudhër
3-4 lgj vaj ulliri
½ ls piper të kuq
4 lgj miell misri
2 kokrra vezë
1.3 litër lëng mishi
Kripë, piper i zi
Spec djegës
Majdanoz për servirje

Përgatitja

Fillimisht kaurdisim mishin e pulës. Më pas shtojmë qepën dhe hudhrat dhe vazhdojmë kaurdisjen për 3-4 minuta. Shtojmë lëngun e mishit dhe e lemë mishin e pulës të ziejë.

Në një tigan hedhim 1 lugë vaj së bashku me miellin e misrit. Më pas shtojmë vezët duke i trazuar mirë që të lidhen me miellin. E fikim sobën dhe në temperaturë të ngrohtë bëjmë përzierjen e brumit me duar duke realizuar kokrriza si rosnica. Ndezim sobën dhe i kaurdisim për pak minuta rosnicat dhe më pas i shtojmë në tenxheren ku ka zier pula. I lemë rosnicat të ziejnë së bashku me pulën për rreth 8-10 minuta. E rregullojmë gatimin me kripë, piper dhe e servirim me majdanoz të freskët.

(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb