Një burrë i vuri flakën vetes sot përpara konsullatës turke në Roterdam, Holandë, dhe sipas policisë holandeze personi, të cilit nuk i njihen gjeneralitetet dhe kombësia, është transportuar në spital.

Policia nuk dhënë detaje mbi rastin e vetëvrasjes në tentativë.

”Siguria në zonë nuk është rritur dhe asnjë person tjetër nuk është përfshirë në incident”, shtuan agjencitë e zbatimit të ligjit.

Shkaqet e këtij veprimi janë ende të panjohura.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb