Gjithmonë ka një herë të parë dhe kështu ndodhi dhe me Rovena Dilon. Këngëtarja do të luajë si aktore. “Ti mund të më quash Xhon” është titulli i serialit të ri shqiptar, në të cilin do të luajë edhe këngëtarja.

Lajmin e këtij projekti të ri, ajo e ka publikuar në Instagramin e saj duke prezantuar në krah edhe bashkëshortin e saj në film, aktori Genti Kame.
“rovenadilo#timundtëmëquashxhon #serial #seshpejti #gentikame #bashkshortiimnefilm ?”, shkruan Dilo në Instagram.

Seriali po realizohet nga studio e prodhimit “Papadhimitri Production” dhe në të do të luajnë shumë emra të njohur të kinemasë dhe ekranit shqiptar, si Nevina Shtylla (prezantuese e “Next” në Vizion Plus), Arbies Konomi, Eva Murati (prezantuesja e “Miss Universe Albania”), Bonald Perkola, Gent Kame, Ermira Gjata etj.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: