Vajzat e ekraneve gjykohen shpesh si të përkëdhelura, apo se kanë kaluar një jetë për t’u pasur zili. Megjithatë, Roza Lati tregon se nuk është gjithmonë kështu. Prezantuesja ka rrëfyer së fundi se ka kaluar një fëmijëri të vështirë, madje më shumë nga ç’mund ta imagjinoni.
“Jam rritur me dhunë në familje”, është shprehur Roza në një emision televiziv, teksa shpjegon se ato episode dhune e kanë ndryshuar dhe e kanë bërë atë që është sot.
“Fëmijëria ime ka qenë shumë e vështirë. Kam kaluar një fëmijëri, të cilën nuk do doja që ta kalonte asnjë fëmijë tjetër, me dhunë familjare. Po i them këto gjëra troç këtu për t’u lënë njerëzve të kuptojnë se nëse më cilësojnë si llasticë tani, dua ta dinë që është thjesht flluska që unë i kam vënë vetes”, – ka treguar vajza e aktores së mirënjohur Rita Lati.
(BlueTooth/Gazeta Shqiptare)
