TIRANE

Rozana Radi, e cila njihet për natyrën e saj të hapur për të reaguar për çështje të ndryshme sociale që e shqetësojnë, kësaj radhe bëri një thirrje për ata që publikojnë foto të varreve të familjarëve të tyre.

“Nuk ka gjë më të vështirë për mua kur shikoj njerëz që postojnë foto tek varret e familjarëve të tyre! Ju lutem mos e bëni! Askush nga ata që nuk jetojnë më nuk do ta donte këtë gjë! Mbajini në zemër kujtimet, dashurinë, dhimbjen. Çfarë do t’i tregoni “popullit” të Facebook dhe Instagram me këto foto? Ka disa gjëra që nuk ndahen me të gjithë! Ndaj quhet paqe e perjetshme!”, ka shkruar Radi, duke marrë shumë konfirmime nga ndjekësit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb