VLORË- Një 34-vjeçar është vënë në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim për dhunë ndaj bashkëshortes.
Burime nga policia e Vlorës bënë me dije se Romeo Thomai për motive të dobëta kishte ushtruar dhunë fizike duke goditur me grushta gruan e tij. Ndaj, gjykata kishte dënuar Thomain me 8 muaj burg.
Materialet në ngarkim të Thomait i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Dhunë në familje”.
(ed.me/BalkanWeb)
