Romelu Lukaku e ka zemrën zikaltër që kur ishte fëmijë. Qendësulmuesi belg, në një intervistë dhënë “Corriere Dello Sport”, rrëfen një të veçantë që e ka lidhur me Interin që në vegjëli.

“Kam patur gjithnjë dëshirë të luaja për Interin. Sapo mësova që klubi zikaltër më kërkonte, mora vendimin tim dhe ia komunikova agjentit. Kam qenë një tifoz i madh i Adrianos kur vishte këtë fanellë dhe kam qenë edhe i Ronaldos. Ka shënuar në finalen e parë që mbaj mend të kem ndjekur fëmijë, atë të Kupës UEFA kundër Lacios në vitin 1998”.

“Besoj se i ngjaj Adrianos. Edhe ai ishte me fizik të madh, i shpejtë dhe sallaks. Shikoja ndeshjet e tij me Interin dhe ëndërroja të isha si ai. Mbaj mend që me Udinezen bëri një gol të pabesueshëm. I kisha premtuar vetes se, nëse një ditë do të më jepej mundësia të luaja në Itali, do ta bëja vetëm për Interin. Ajo që kam dashur të bëj po bëhet realitet. Falënderoj Zotin që më ndihmoi në gjithçka”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb