Vrasja e djalit 15-vjeçar të aktorit Shkëlqim Daja ka tronditur familjarë e bashkëkombas që jetojnë në Kanada. Një prej miqve të familjes Mishel Koçiu rrëfen dhimbjen e madhe për vdekjen e djalit të vetëm të familjes Daja të cilin e ka parë të lindte e të rritej. Mishel Koçiu në një status në facebookun e tij i jep lamtumirën 15-vjeçarit Denis Daja që sipas tij iu pre jeta në mes nga një dorë kriminale.
Më poshtë statusi i plotë i Mishel Koçiut në facebook

Ky engjell i vogel i lindur ne 17 korrik 2001, u nda sot nga ne pak minuta pas mesnates… Denis Daja, djali i vetem i Kameles dhe Çim Dajes… Nje tragjedi e tmerrshme…. E pashe kur lindi, e pashe te rritej dhe pata fatin e keq ta shoh sot ne ikje e siper, me nje buzeqeshje te ngrire e ironike ne portret, per kete jete te padrejte. Ne nje party adoleshentesh, nje dore kriminale ia keputi jeten ne mes. Nuk kam fjaleee. Lamtumire shpirt i vogel!!!
Djali i aktorit shqiptar Shkëlqim Daja mbeti i vrarë në Montreal të Kanadasë, pas një konflikti ku u përfshinë disa persona, në Bulevardin Ile des Soeurs. Adoleshenti Denis Daja u godit me thikë në trup dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve në spital. Si autor të dyshuar të ngjarjes, policia ka vënë në pranga një 16-vjeçar.
Aktori Shkëlqim Daja jeton prej shumë vitesh bashkë me familjen e tij në Kanada, ndërsa 15–vjeçari ishte djali i vetëm i çiftit.
(BalkanWeb)
