Lionel Messi, një nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit, nuk ka hezituar të flasë për të kaluarën dhe për mundësinë që i janë dhënë në karrierë. Sulmuesi shprehet se mund të kishte zgjedhur Spanjën, por gjithmonë zemra e tij ishte te Argjentina.
“Spanja më dha mundësinë të luaja për të, por unë gjithmonë kam dashur të luaj për Argjentinën. Është vendi im, e ndiej këtë fanellë”, është shprehur Messi. 38-vjeçari ka luajtur 196 ndeshje për Argjentinën dhe ka realizuar 115 gola.
