Manuel Neuer nuk ka hezituar të flasë për fillimet e tij në jetën futbollistike. Për “L’Equipe”, ai tha se kur ka qënë i vogël, nuk zgjodhi të ishte portier, por trajneri vendosi ta aktivizojë aty.
“Kur isha i vogël nuk zgjodha që të isha portier, trajneri më aktivizoi aty. Sapo i isha bashkuar të rinjve të Schalke-s dhe ekipi nuk kishte një portier. Në atë kohë askush nuk dëshironte të luante në këtë rol. Luhej në fusha artificiale ose me tapet të fortë madje herë herë edhe në vende parkimi.
Të hidheshe për të kapur topin ishte e dhimbshme. Kur luaja me shokët pas stërvitjes nuk aktivizohesha në portë. Mes të tjerash numri një i portës së Bayern-it shpjegon edhe rastet kur ka pësuar gola, të cilët kanë bërë xhiron e botës. “Për mua roli i portierit ka rrezikun e vet. Unë marr përsipër rrezikun që mund të kaloj nëse braktis portës në bazë të ndeshjes dhe situatës. Sigurisht që kur luan në limit rrezikon shumë”, tha Neuer, portier i Bayern.
