Orialda dhe Klevisa Kajtazi nuk e prisnin që do të zbuloheshin dje në Vlorë. Ndërsa Policia ishte ngritur në këmbë për gjetjen e tyre, 4 ditë më parë, pikërisht më 11 gusht, dy motrat 18 dhe 14 vjeçe zbuluan veten në internet. Ato kanë regjistruar 4 video, 88 minuta gjithsej, (dy prej të cilave më tepër se 30 minuta secila), për të rrëfyer historinë e jetës së tyre. Në dy video nuk duken me figurë, pasi vajzat flasin në telefon dhe më pas e transmetuan në “Facebook”, si provë e të vërtetës së tyre. “Po flasim që të tregojmë se çfarë ka ndodhur me jetën tonë. Prindërit dhe motra e madhe janë fajtorë për arratisjen tonë. Na kanë rrahur, na kanë fyer për vite të tëra. Ne nuk kthemi gjallë në shtëpi. Më mirë vrasim veten”, reagojnë ato. Videot u zbuluan nga “Panorama” gjatë kërkimit në internet, ndërkohë që shikuesit e vetëm dyshohet se kanë qenë vetëm punonjësit e Policisë që ndiqnin hapat e tyre. Ja si e argumentojnë ato arratinë.
RRËFIMI I DY MOTRAVE NGA ARRATIA
Ne
Jemi dy motrat Kajtazi që jemi në kërkim nga Policia dhe po e bëjmë këtë video për të treguar të vërtetën dhe për t’i çjerrë maskën të gjithë atyre që e quajnë veten prindërit tanë, familja jonë e motra jonë. Siç e shikoni nuk na detyron njeri të shprehim mendimin tonë, por jemi vetëm vetë, pa kontrollin e askujt. Do të tregojmë të gjitha ato që kemi në zemër, çfarë kemi vuajtur. Shpresojmë që të mos na paragjykoni, por të na kuptoni për zgjedhjen që ne kemi bërë.
JETA ME FAMILJEN TONË, MAMIN, BABIN DHE MOTRËN E MADHE
(Klevisa)¬Vjet një djalë që ishte në shkollën tonë dhe që ishte me kartelë më hodhi ujë, duke më lagur komplet. Ai më ngacmonte, por nuk e pashë me rëndësi t’ia tregoja prindërve se ai ishte me kartelë. Shkova në shtëpi dhe prindërit më pyetën pse isha lagur dhe u tregova të vërtetën. Ata nisën të hamendësonin, duke më thënë se unë kisha lidhje me atë djalin dhe kisha kryer marrëdhënie seksuale me të. Më akuzonin se e kisha ulur veten. Vazhdoja t’u tregoja se nuk kishte asgjë nga këto, por vetëm më qëllonin. Të nesërmen erdhën në shkollë, bënë bujë të madhe, e morën vesh të gjithë. Atë djalin e shanë dhe mua më rrahën. Që para se të ikja nga shtëpia ma përmendnin gjithmonë që unë e paskam dashur atë djalin. Mua më kanë ngacmuar shumë çuna, 30 çuna në shkollë, por nuk u kam treguar se prindërit direkt do të më thoshin se do t’i kisha të dashur. Kur kam qenë 7 vjeçe kujtoj se m’u thyen filxhanë kafeje pa dashje dhe babi më rrahu e më hodhi sipër copave të thyer. Edhe më vonë, kujtoj që mora një peshqir të pastër sepse ai që ishte në banjë ishte i pistë. Babai më tha: ‘U bëre ti të kesh merak nga familja’. Edhe atëherë më rrahu dhe më futi kokën në banjë, e cila ishte e papastër. Nuk e harroj kurrë atë moment. Vjet në verë ishin prindërit dhe motra e më ulën mbathjet me zor. Ata talleshin e unë bërtisja me të madhe. M’i ulën dhe babai më pështyu në pjesën intime. Unë kam ikur duke qarë me të madhe, por ata e bënin shpesh, duke thënë se nuk kemi me çfarë merremi më dhe do të shihnin nëse isha femër apo mashkull.
JA KUSH MUND TE DESHMOJE PER DHUNEN NDAJ NESH
Për të vërtetuar që fjalët tona janë të vërteta. njëra është që motra jonë e madhe është si me të meta mendore, mund të pyesni ish-të fejuarin e saj Shpëtim Jahaj dhe ish-vjehrrën e saj Shqiponja Jahaj, që kanë deklaruar vjet kur u nda motra ime, shkoni vizitojeni në një psikolog sepse ajo është me të meta mendore dhe bërtet. Për të vërtetuar që prindërit mua më kanë rrahur, më kanë gjuajtur kam dëshmitar ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën time dhe kunatin tim të madh, që kur u ndava nga i fejuari se morën vesh që unë e kisha tradhtuar më rrahën , motra e madhe bashkë me babin he mami, në sy të atyre. Kam patur shenja në fytyrë dhe i kam treguar një shoqes time të klasës me iniciale C.F. Për të vërtetuar që mua më kanë rrahur kam dëshmitare një shoqen time me iniciale A.P, që më ka parë vjet me shenja në trup, edhe një shoqen time me inicialet D.M që më ka parë sivjet me shenja në trup dhe psikologen e shkollës që i kam thënë gjithçka, në lidhje me motrën time të madhe që më ka thënë se do më vrasi. Dhe që kam ikur vetëm unë nga shtëpia atëherë dhe që kam ardhur vetë për shkak të premtimeve që më kanë bërë prindërit dhe më fejuan me zor, tezja më ka parë me shenja në trup. Tezja që jeton aty afër të dëshmojë dhe kushërira jonë më ka parë kur më ka rrahur babi. Eshtë gënjeshtër kur mamaja thotë se na ka mbajtur afër, gënjen gënjen. Mamasë nuk i thoshe dot as probleme femrash, se gjithçka shkonte ja thoshte babit dhe do na rrihte. Po të duan t’i mohojnë që na kanë rrahur, se janë të gjitha të vërteta. Pyetini këta njerëz që ju thamë. Babi është një copë gënjeshtari, një copë mashtruesi, si ato gratë e këqija. Çojini në psikiatri, provojeni që ata janë me të meta mendore. I bëjmë thirrje policisë që të mos hedhin dyshime vetëm mbi neve, por të bëjnë hetime më të detajuara dhe të pyesin dëshmitarët që thamë ne. nuk kthehemi në familje, më mirë e vdekur se sa e gjallë kthehemi në familje. ata do thonë kthehuni se nuk ju rrahim, sa të shkojmë në shtëpi ose do na rrahin, do na vrasin e do na hedhin në ndonjë kanal, e do thonë ikën vetë. më mirë vras veten se sa të kthehemi në shtëpi. Shpresoj të na kuptoni dhe të na besoni sepse këto janë të vërteta.
DREJTUAR FAMILJES SE DAJES
Ta dini se çfarë thotë mamaja babi dhe motra ime për ju. Per ty Ameie, babai dhe mami thonë që kur të ka marrë daja nuk ke qenë e virgjër, por ke qenë e lidhur, ke bredhur me kushedi sa persona dhe e ke mashtruar. E ke futur në kurth dhe i ke ngecur, ke ngelur shtatzënë kastile dhe ia ke ngecur atij, se nuk të merrte askush, që daja është budalla që të beson, kështu thoshte dhe vjehrra jote, që t’i tradhton Ladin por ai nuk kupton gjë se është budalla. Lekët që punon daja t’i i merr dhe i ha me mamanë tënde. Çdo gjë që i dërgon tezja nga Greqi, ti i merr dhe i harxhon me familjen tënde, jo me të burrit, që je një kurvë se ke bërë një tatuazh. Për atë foton që ke bërë me të puthur me atë nusen e vëllait tënd, thonë që je si lesbike që ke lënë nam, të kanë sharë pa fund.
E VËRTETA E KOKRRAVE TË GJUMIT
Dhe ajo puna që ne i kemi helmuar, është komplet një gënjeshtër, që të na bëjë ne të kthehemi, sepse prindërit tanë bashkë me motrën ngaqë ishin si të sëmurë, se që ti hedhësh urinë fëmijës surratit, ti ulësh mbathjet fëmijës, e të shash fëmijën parazit kur do të heq qafe. I thoshin motrës së vogël: më thoshin shko në farmaci e bli kokrra gjumi, qetësues, dhe shkoja i bleva, pastaj një ditë e kaluan dozën dhe përfunduan në spital dhe gjoja ishin helmuar nga gjella, unë kisha ngrënë vetë gjellë kishte ngrënë edhe motra ime, pastaj filluan të humbisnin kujtesën, ndoshta nga kokrrat e gjumit, një ditë më thanë mua shko bli, edhe u ktheva në shtëpi e me gjetën me kokrra në çantë, më thanë ca i ke këto, mos i ke kokrra shtatzënie, I thashë që ju më thatë ti blej. Filluan më gjuajtën, pastaj shkuan në farmaci, një zot e dinë se ca i kanë thënë. Më thanë u bëre ti të helmosh prindërit, i tregova shenjat e dhunës edhe shoqes së ngushtë, dhe më thanë obob çfarë prindërish ke ti.
(Orialda) Dhe pas kësaj, ngaqë mua më urrenin në maksimum për veprimin që kisha bërë dhe motrën e vogël ngaqë më mbështeste mua, ne kur fillonin këta të flisnin ne dilnim nga dhoma tjetër se nuk i duronim dot. Ata kujtonin se ne bënim muhabet, ne thoshim O Zot O Zot pushoni. Edhe mbyllnim derën se nuk duroja dot unë një herë se unë u bëra me dhimbje koke kohët e fundit.
‘NA THANË PIJINI DHE JU KOKRRAT TË VDISNI’
Një ditë i marrin këto kokrrat e i çojnë në tavolinë dhe na thonë pijini këto dhe vdisni juve, se nuk ju durojmë dot më, s’kemi ç’ju duam, një gabim të bëni do ju presim mishin copacopa. Më thoshte që kur të vemi në plazh në verë do ju japë babi lekë të merrni një varkë me qira, një litar, merrni një gur me vete e lidhni në qafë dhe mbytuni të dyja, nuk ju duam do ju heqim qafe, o zot kur do t’ju fejojmë, nuk ju durojmë dot o injorantet e m… se e kishte fiksim vetëm këtë dinte të thoshte. Dhe ne ndiheshim shumë keq se vetëm shanin dhe thoshim o Zot vetëm ne na ndodh kjo apo ju ndodh të gjithëve. Edhe i kërkonin që ti blinte prapë kokrra motra, edhe kjo i thoshte jo se nuk ju bëjnë mirë, “Bliji ose do i themi policisë që ti na ke helmuar, po si bleve. U detyrua nga frika vajti i bleu.
DITA E ZHDUKJES, ORIALDA: S’E VUMË NE ZJARRIM
Në datë 15 Korrik, këta pinë, e kaluan prapë masën e dozës dhe ne na vjen
policia aty, na tremb normal se kujtuam se mos na e kishin hedhur ne fajin sepse herën e parë shpëtuam neve, herën e dytë do thoshin e kanë bërë këto të dyja. Dhe futem brenda dhe qaj, thashë morëm fund, tani do na vrasin, do na superkeqtrajtonë, sepse do humbasin kujtesën, ..Filloj qaj edhe i them do vras veten, motrës, Klevisës.
(Klevisa) Dhe nuk e di se cfarë më erdhi në mendje në ato momente, edhe i thashë si thua të guxojmë një herë të ikim nga kjo shtëpi, largohemi nga kjo jetë, harrojmë gjithçka. Dhe Ola filloi të qante se thoshte mirë unë që më është prishur jeta, po ti? Ke gjithë jetën pas…I thashë cfarë jete kam unë…
‘SI U LARGUAM ME DY VALIXHE NË KRAH’
(Orialda) Edhe unë si fillim vetëm qaja, nuk pranoja dhe më bindi Klevisa, edhe më tha në djall të gjitha edhe më pushoi kjo së qari dhe fillojmë të bëjmë gati valizhet, ishte ora 9, kemi marrë dy valixhe dhe jo 4, mos të gënjejnë. Ata i ekzagjerojnë gjërat. edhe ato pak lekë që kisha kursyer unë, që kisha mbledhur kur isha e fejuar, që më kishe dhënë ish i fejuari, Para se të iknim marrim mamin në telefon, dhe person i fundit që kemi marrë në telefon ishte tezja e na thotë që nesër në orën 8 do vij unë mos kini frikë, dhe në orën 9 e gjysmë, kemi ikur me një valixhe në krah, rrugicë më rrugicë që mos kapeshin në kamerat e rrugës, derisa gjetëm një vend, ishte ora 11 e gjysmë, s’na mori asnjeri, se në orën që ka rënë zjarri unë kam qenë në vend tjetër. Gjetëm një vend ku të kalonim natën, pastaj ikëm nga Durrësi, ndenjëm vetëm dy ditë.
ORIALDA: LETRËN NUK E KAM LËNË UNË
Ça letre kam lënë unë? Unë s’kam lënë asnjë letër, po të kisha lënë letër pse s’doli ditën e parë, por doli disa ditë më vonë, se atëherë u gjet, e hodhën kastile dhe thanë e ka lënë Orialda. Edhe zjarrin ne e kemi vënë sipas tyre, edhe lekët ne i kemi marrë. Në 2 e gjysmë kishte rënë zjarri, ne në atë orë kishim bërë gjumin e dytë.
KLEVISA GJETI NË VLORË PORTOFOL ME EURO BRENDA
Na shfrytëzojnë ne për striptiste, ca është kjo? O lale unë jam për qefin tim, ha pi rri, kaq. Ca lekësh kemi? s’punojmë as si kamariere as striptiste, lekët i kam falë kësaj, se është njeri që ka shumë fat, dikur ka gjetur dy celularë, gjen lekë, dhe në vendin ku vajtëm, sa shkelëm, ka gjetur në një stol se u ulëm të shplodheshim ka gjetur portofol me dy 500 euro. Me ato jemi këtu., se po të mos i kishim ato, do kisha gjetur një punë.
(Klevisa) Nuk duam të kthehemi kurrë atje, Më mirë e vdekur, e gjallë, jo, siç ka thënë gjyshja ime.
(Orialda) E dini ju që gjyshja ka jetuar me ne dhe mami na thoshte që mos i flisni asaj, lëreni vetë, se po ti flisnim do na rrihte. Gjyshen e keqtrajtonin, e shanin, si flisnin me gojë e kur ishte kishte thënë e di që e vdekur vete atje në arkivol, e gjallë nuk shkel më. Edhe ne të njëjtën gjë themi. Unë e di që nesër i dal makinës para dhe në shpi nuk shkel më. Boll me shpifje, ca janë këto kemi marrë 5 milion, katër celularë? Ku e kanë gjithë këtë imagjinatë? Thoshin që bënim jetë nate. Një herë thoshin nuk dilnin fare nga shtëpia, as për një kafe, një herë thoshin bënin jetë nate. Ndërruam garderobën? Uaaa, po mami për një palë corape e motrën ka bërë namin, imagjino të merrnim ne rroba të reja. Mua do më kishin varur një herë. Nuk mashtrohem nga rrjetet sociale, i di në majë të gishtave Të mashtrohem unë nga rrjetet sociale, që unë kam 6 vjet me FB, 12 vjece me rrjetet sociale, i di në majë të gishtave, me FB me telefona me kompjuter…
Po të dilnim shpejt nga shkolla fillonin, pse ke dal shpejt, ca ke bërë? Ndonjë budallik dmth, unë thjesht puthje kisha me të dashurin tim që e kisha në FB, edhe thanë ti u … mos ta them fare. Ndërsa për këtë tjetrën që unë tradhtova të fejuarin thoshin që ti e ke bërë nëpër banjot e shkollave, në mes të klasës, para 40 nxënësve. je puthur me të para 2 mijë nxënësve.
BABAI GËNJEN PËR LEKËT, AI S’KA AS 2 MILION
Ku i kishte ai 5 milion Lekë një herë? A tha që jam fukara? Unë e vë dorën në zjarr që ai më shumë se një milion e gjysmë 2 milion nuk ka. Se për varrimin e nënës shpenzuam shumë, edhe dhomën e gjumit, ah, dhoma e gjumit ka bërë 800900 mijë lekë nuk ka bërë 3 milion aq sa tha. Kush ishte ajo shoqja ime që tha Orialda ndryshoi miqësi që kur u nda nga u fejuari, unë s’kam dalë nga dera e shtëpisë. As telefon as FB, më ka ardhur në majë të hundës. S’më ka mashtruar askush, kam ikur si njeri normal nga shtëpia, për të mos u kthyer më kurrë.
(Klevisa) Edhe unë nuk kthehem aty, nuk e përjetoj dot më. Edhe të shkojmë në polici neve, ata prapë do shtiren si të mirë.
‘EDHE PËR KOTHEREN E BUKËS TË LYP, PROSTITUTË NUK PUNOJ’
Pashë dhe komentet që thoshin ne e kishim fajin, ne jemi për prostitutë, ta di se lyp për kotheren e bukës dhe atë punë nuk e bëj kurrë. Edhe këtë nuk e prek njeri me dorë se e vras me duart e mia. Sa të jem unë gjallë se prek asnjeri. Si ka mundësi 7 motra dhe një vëlla nuk flasin me një njeri, me vëllanë? Jo se këtyre ju duket vetja të mirë, mamaja thoshte na bëjnë magji. Lexova që policia mezi ua ka nxjerrë deklaratën, normale se s’jua ka mbajtur të tregonin se na dhunonin ne. Në vend të thoshin që i bëj thirrje vajzave të mia, më vjen shumë keq, ju kërkoj falje për të gjitha të këqijat që ju kam bërë dhe kërkoj që të kthehen. edhe atë ta kishin thënë nuk e besoja unë gjithsesi. Po të paktën vetëm ajo fjalë mjaftonte. Për momentin kaq kishim për sot, kur ta publikojmë këtë video shpresojmë që të komentoni, lini pyetjet tuaja, duam të dimë mendimin tuaj, se do mundohem tua kthej të gjithëve përgjigjet. Shumë faleminderit. Dhe diçka të fundit u bëjnë thirrje policisë tu bëjnë një kontroll në spitalin psikiatrik, e mos na akuzojnë neve se edhe unë po pres të mbush 18 vjeç ti akuzoj për shpifje. Për të mirën tuaj, se s’ja vlen më, unë ju largova, do shkojë gjithçka normale, deri sa të mbushja 18 vjeç, do merrja kujdestarinë e motrës, Iku ajo kohë kur i duroja.
ORIALDA: KAM IKUR VETËM NJË HERË NGA SHTËPIA 4 ORË
(Orialda) Dhe që kam ikur vetëm unë nga shtëpia atëherë dhe nuk më ka gjetur policia por kam ardhur vetë për shkak të premtimeve që më bënë prindërit për shkak të premtimeve që më bënë prindërit dhe që më gënjyen pasi më fejuan me zor, dhe aty që më kanë rrahur prindërit dhe që kam pasur shenja në trup aty ka qenë tezja ime, dhe deklaroj që kam ikur vetëm unë nga shtëpia vetëm një herë dhe që jam kthyer vetë brenda katër orësh, Kam tezen time që jeton aty afër të dëshmojë, Edhe ajo kushërira që kam aty afër, edhe ajo më ka parë kur më ka rrahur babi, edhe ta mohojë po të dojë, dhe po ta mohojë nuk e di ajo se çfarë thotë mami dhe babi im pas shpine por do ja themi tani. Babi jonë gjithmonë thoshte: U kjo b…thata e Qeremit që të martohet e të krijojë familje, kur para se të fejohet ka qenë e fejuar, etj. etj, dhe thonë që ja kanë hequr virgjërinë dhe e kanë qepur, vetëm shanin shanin, me fjalë më të pista. Shanin dhe tezen, jo se ka lidhje me femra, e të tjera e të tjera. Unë e di që asgjë nuk është vërtetë se kam qenë shumë e lidhur me kushërirën.
ORIALDA: GËNJESHTRAT QË JANË THËNË PAS ZHDUKJES SONË
Dhe pashë në media që një shoqe e lagjes kishte thënë se më ka parë në Instagram dhe i kisha thënë që do shkoj në Gjermani për një jetë më të mirë. Ça gënjeshtra janë këto, unë e kam mbyllur Instagramin direkt, edhe FB s’ja dhashë motrës sime të madhe ta administronte, por direkt sa u ndava, pas 5 minutash që kanë ikur vjehrri dhe ishvjehrra ime nga shtëpia, më tha më jep kodin e Facebook, vajti fshiu të gjitha dhe u bllokua FB. (Klevisa) Edhe çfarë thonë që shkonin në dhomë tjetër edhe bisedonim ne të dyja dhe mund të na mashtronte dikush por ne nuk kishim telefona fare se na i kishin marrë dhe rrjetet sociale i kishin bllokuar më herët. (Orialda) Ne rrinim vetëm që të mos dëgjonim se çfarë thoshin ata, se ne nuk donim ti dëgjonim na thoshin hajde dëgjoni këtu të mësoni, dëgjoni gabimet që keni bërë. Ok, kemi bërë gabime, por nuk mund t’i thoshin 78 orë ditën. Por kur thonë që ne kemi bërë jetë nate. Kush na linte ne për jetë nate? Mos fusin gënjeshtra kot se po më acarohen nervat komplet prandaj po i bëj këto video. (Klevisa) As unë asnjëherë kurrë nga shtëpia, dhe siç tha dhe mamaja ime, kemi dalë vetëm deri tek burimi dhe të shoqëruara me atë. Nuk kemi dalë kurrë as për kafe e as me shoqëri. Ne ishim të mbyllur e të izoluar. (Orialda) Ajo mashtruesja e lagjes që thotë se kemi ikur për jetë qejfi po shpif, do të tërheqë vëmendjen. (Klevisa) Nëna jonë vetë e kemi parë në video se ka thënë që asnjë nga ne nuk është larguar asnjëherë nga shtëpia, ndërsa babi doli duke thënë se ne të dyja kishim ikur dhe më herët nga shtëpia. Kujt duhet t’i besojmë? Mami thotë që vajzat dilnin deri tek burimi, babai thotë që kanë ikur natën. (Orialda) Motra e madhe thoshte se kemi ndryshuar garderobën komplet dhe bënim jetë nate. (Klevisa) Sipas tyre ata kanë qenë në gjumë atëherë nga e dinin ata që ne dilnim natën, sipas tyre?
‘MAMAJA NUK NA KA MBAJTUR KURRË AFËR, ÇDO GJË IA TREGONTE BABAIT’
(Orialda) Është gënjeshtër që mamaja jonë thoshte që ajo na ka mbajtur afër, që i thoshim çdo gjë mamasë. Gënjen, dhe motra e madhe unë skam pasur asnjëherë lidhje të mira me motrën e madhe se ka qenë shumë e egër. Mamasë sonë nuk i shprehej dot asnjë gjë se shkonte ia tregonte të gjitha babit menjëherë, qoftë edhe për probleme femrash. (Klevisa) Dhe pastaj thoshte “pse nuk hapeni me mamanë?”. Babai ndërhynte për probleme personale femrash. Madje edhe atë herë kur ikur Orialda nga shtëpia, që i thashë unë ku ishte, unë isha më e vogël edhe babai më ka rrahur dhe më ka gjuajtur e ofenduar në sy të së tjerëve: tezes, kushërirës me burrin e saj. (Orialda) Le t’i mohojnë po deshën të gjithë, por gjithçka është e vërtetë. Pyesni këta personat që ju thamë në fillim të videos Edhe ata mashtruesit prindërit tanë, bashkë me motrën tonë janë mashtrues dhe flasin pas krahëve për të gjithë. Edhe aty dallon që janë me të meta mendore. se para njerëzve i flisnin mirë, ndërsa pas krahëve i shanin. Ka dhe rastin e kushërirës së martuar në Tiranë, të cilën e lavdëronte para se ka bërë shkollë, punë etj. Kur u nda babai thoshte se: ja kjo k…., që la burrin, e del me të tjerë, babanë e hoqi qafe nga familja e vet. Është një cop gënjeshtari, një cop mashtruesi që flet vetëm prapa krahëve si ato femrat e liga. Orialda: Më mirë e vdekur sesa të kthehemi tek ata Ju lutemi që të tre t’i çojnë për analiza, për ekspertim te psikiatri. (Klevisa) Unë mund ta them me plot gojën që asnjëherë nuk e kam dashur motrën time të madhe. Madje kur ka qenë e fejuar, më shumë kam dashur të fejuarin e saj që e njihja nga pak dhe motrën time jo. (Orialda) I bëjmë thirrje policisë: Ju lutemi të merrni dëshmitarë ato që përmendëm më tepër. E kam thënë dhe te videot e tjera: Më mirë e vdekur sesa të kthehemi tek ata. Nuk kthehem gjallë. E dimë që ata do të thonë: I kthejmë se nuk i rrahim, por e dimë sesa të kthehemi do na rrahin, vrasin e do të na hedhin në ndonjë kanal e për të thënë se kanë ikur prapë vetë. Më mirë vrasim veten sesa të kthemi me ata. Ne e dimë se si do reagojnë prindërit tanë: O mua do më fusin në burg si më e madhja dhe Klevisën e mbyllin në psikiatri ose do të na vrasin të dyjave e do thonë që nuk dimë gjë se ku janë…
(er.nu/ma.ar/BalkanWeb)
