Hilary Duff ka reaguar publikisht ndaj esesë virale të Ashley Tisdale, duke pranuar se është ndjerë “e trishtuar” dhe disi e “përdorur” nga situata e krijuar.

Gjatë një interviste në podcast-in Call Her Daddy më 25 shkurt, Duff foli për artikullin e publikuar në janar nga Tisdale me titull “Breaking Up With My Toxic Mom Group”. Edhe pse Tisdale nuk përmendi emra, spekulimet online përfshinë në rrethin e saj të miqve të famshëm si Duff, Mandy Moore dhe Meghan Trainor.

Duff, 38 vjeç, tha se eseja doli në një moment delikat për të, pasi sapo kishte publikuar albumin e saj të parë pas një dekade dhe po përgatitej për një turne botëror.

“Koha nuk ishte aspak e mirë dhe u ndjeva e përdorur,” u shpreh ajo, duke shtuar se reagimi i saj i parë ishte trishtimi dhe befasia.

Aktorja theksoi se narrativa e krijuar nuk pasqyron realitetin dhe se është e vështirë të lexosh diçka që, sipas saj, “nuk është e vërtetë”, veçanërisht kur përfshin edhe gra të tjera në rrethin shoqëror.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb