Lionel Messi për herë të parë ka lënë mënjëanë fjalët klishe dhe ka folur hapur për Cristiano Ronaldo-n, rivalin e tij më të madh. Kapiteni i Barcelonës në një intervistë “Radio Catalunya” shprehet se ka mbetur i habitur nga largimi i tij te Juventus, ç’ka ka sjellë edhe dobësimin e “galaktikëve” sipas argjentinasit, por forcimin e italianëve.
“Real Madrid është një prej skuadrave më të mira në botë dhe kanë një skuadër shumë të mirë, por është e dukshme që mungesa e Ronaldos i bën ata më pak të mirë, ndërsa favorizon Juventus, për të fituar Champions League. Jam çuditur, nuk e imagjinoja Ronaldon të largohej nga Madridi apo që të bashkohej me Juventus. Kishte shumë skuadra që e donin atë. Më surprizoi, por shkoi te një skuadër shumë e mirë”, deklaroi Messi.
(BalkanWeb)
