Dritan Rexhepi, i njohur si “mbreti” i kokainës, ka dëshmuar për herë të parë në procesin gjyqësor ndaj tij dhe disa të pandehurve të tjerë në GJKKO, lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Gjatë seancës, Rexhepi mohoi çdo lidhje me Gentian Funiqin, një nga personat e dyshuar në këtë çështje. “Në burgun e Pratos kam qenë në siguri të lartë për 10 ditë për shkak të një apeli në Firence. Nuk e njoh dhe nuk e kam parë kurrë në jetën time Gentian Funiqin. Do ta faktoj këtë me prova në vijim,” deklaroi ai.

Ndërkohë, në seancën e së enjtes, avokatët mbrojtës kundërshtuan provat shkresore të paraqitura nga SPAK, duke kërkuar rrëzimin e tyre si të papranueshme. Procesi ndaj Rexhepit dhe të pandehurve të tjerë vijon, ndërsa pritet që ai të paraqesë prova për të mbështetur pretendimet e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb