Seanca në gjyqin për zhdukjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës është shtyrë për në datën 21 maj, ora 9:00, ku të pandehur janë Dritan Rexhepi, Gentian Doçi Funiqi, Aldo Majnishta, Martin Bleta, Aldo Doçaj dhe Korado Gështenja.

Sipas informacionit të raportuar nga gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb, i pranishëm në seancë ishte Aldo Majnishta, i cili është një prej të pandehurve për rrëmbimin e Prengës, dhe që nuk pranoi të dëshmonte në proces.

Avokatët kërkuan kohë që të njihen me provat që dy prokurorët e SPAK kanë dorëzuar në seancën e mëparshme, të cilët përfshijnë përgjime në platformën e enkriptuar të komunikimit SKY ECC mes të pandehurve Dritan Rexhepi, Gentian Doçi dhe Altin Hajri, lidhur me mekanizmin e ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb