David Felsen, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në SHBA, në një lidhje me emisionin “Studio 24” e ka cilësuar operacionin ushtarak amerikan për rrëmbimin e Maduros në shtëpinë e tij në Karakas, kryeqyteti i Venezuelës, si një mesazh për liderët e tjerë botërorë që do të sfidonin, pozicionin e SHBA për të ndjekur politikat që janë kundër politikave amerikane.
Felsen tha se një ndër këto vende është Kolumbia, një vend nga ku niset kokaina, një front tjetër po ashtu është dhe Irani, i cili duhet të ketë kujdes pasi në marrëdhëniet e kaluara me SHBA ka qenë shqetësuese.
“Ky veprim i tregon botës se SHBA do të mbrojë interesat e veta në hemisferën veriore. Duhet të hynim në veprim, pasi ishim në një pozicion ku vendimi duhej ndërmarrë dhe në fund ka ndryshime ideolgojike mes regjimit të Maduros dhe SHBA dhe dërguan një mesazh të qartë tek ata që na konkurrojnë se ne do ti mbrojmë interesat tona”, tha profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në SHBA, David Felsen.
David Felsen: Ka pasur disa ngjarje, ajo është strategjia e sigurisë kombëtare që u publikua nga Shtëpia e Bardhë në dhjetor 2025. DASH deklaron se nevojitet që të ndërmerren më shumë veprime në hemisfeerën amerikane për të reduktuar drogën dhe nivelin e ndërhyrjes së huaj. Përpos kësaj, po të lexojmë mediat, emigrimi ka qenë cështje e rëndësishme në SHBA, dhe duke u fokusuar tek emigrantët venezuelianë, ka patur ndikim të mirë në popullsinë amerikane.
Për shkak se kemi parë forca amerikane në rajon gjatë muajve të fundit, Shtëpia e Bardhë duhet të ndërmerrte vendim duke mos i tërhequr ato.
Duhet të hynim në veprim, pasi ishim në një pozicion ku vendimi duhej ndërmarrë dhe në fund ka ndryshime ideolgojike mes regjimit të Maduros dhe SHBA dhe dërguan një mesazh të qartë tek ata që na konkurrojnë se ne do ti mbrojmë interesat tona.
Mendoj se vërtet veprimi që kemi ndërmarrë duke sjellë Maduron në SHBA, I dërgojmë mesazh dhe liderve të tjerë që do të na sfidonin, pozicionin e SHBA për të ndjekur politikat që janë kundër politikave tona psh Kolumbia një vend nga ku niset kokaina, një front tjetër është Irani, duhet të ketë kujdes pasi në marrëdhëniet e kaluara me SHBA ka qenë shqetësuese. Ky veprim i tregon botës se SHBA do të mbrojë interesat e veta në hemisferën veriore.
Është e vështirë ta them cili do të jetë efekti domino. Në këtë pikë do të shohim si gjyqi do të shpaloset, si do të reagojnë fuqitë e tjera botërore gjatë javëve të ardhshme, duhet të shohim cështjet e ligjit ndërkombëtar, të përpiqemi të kuptojmë si do të ndikojë në marrëdhëniet e SHBA-së me fuqitë e tjera.
Mendoj se kjo ëshëtë një ngjarje e jashtëzakopnshme. Ushtria amerikane në baza logjistike përmbushi një operacion të shkëlqyer. Nuk është dicka që mund të përsëritet. Ka patur një përforcim të ushtrisë amerikane në rajon. Për momentin mund ta konsiderojmë një ngjarje politike që duhet marrë parasysh, por duhet të shohim si do të shpaloset në ditët e ardhshme, deklaratta e Kinës, Rusisë, BE dhe për momentin SHBA duhet të shohë si reagon komuniteti ndërkombëtar, por nuk e quaj rend të ri botëror apo pikë kthese në këtë moment. Jemi në një moment ku pjesa më e madhe e fuqisë botërore po mendojnë thellësisht se cfarë po ndodh në Venezuelë.
