ANGLI- Një bandë në Angli e përbërë nga pesë shqiptarë përballet me zgjatje të burgimit pasi tre prej tyre rrëmbyen një 19 vjeçar në një rrugë të lagjes “Brighton” në mes të ditës. Pesë personat ndodhen aktualisht në paraburgim në pritje të vendimit. Ata janë shpallur fajtor pas një gjyqi që zgjati rreth 1 javë.
24-vjeçarët Saimir Nezaj dhe Ilir Hasa u dënuan më parë se të tjerët për komplotin e organizuar për të rrëmbyer 19-vjeçarin shqiptar, Toni Kurti.
Ata së bashku me dy të tjerë e rrëmbyen të riun shqiptar në mes të rrugës më 12 prill. Makina që përdorën, e cila i përkiste Ilir Hasës, u gjet katër ditë më pas.
Ndërkohë, para se të niste gjyqi, Gazmend Mula, pranoi se ka marrë pjesë në komplot për të rrëmbyer Kurtin. 29-vjeçari pranoi gjithashtu se shpërndante drogë të klasit A, ashtu sikurse Andi Murataj, 20 vjeç, dhe Redon Sadria, 19 vjeç. Sakaq, Saimir Nezaj është shpallur fajtor për kërcënim ndaj dëshmitarëve.
(el.sp/BalkanWeb)
