Rënie masive dherash në në aksin e rrugës kombëtare Librazhd –Elbasan. Si pasojë e reshjeve të dendura, rënie masive dherash ka pasur në segmentin “Çezma e Myftarit”-Kthesat e Murrashit”.

Drejtuesit e automjeteve që kanë qarkulluar në këtë segment kanë përjetuar momente të frikshme gjatë udhëtimit në këtë aks rrugor pasi mbi trasenë e rrugës kanë rënë gurë të përmasave të mëdha nga shpatet e kodrave. Në pak minuta një segment prej afro 200 metra linear i rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan është mbuluar nga masive gurësh e shkëmbinjsh.

Fatmirësish nuk raportohet për dëme në njerëz edhe pse ka pasur fluks qarkullimi automjetesh. Ky segment vazhdon të mbetet një prej më të rrezikshmëve për përdoruesit e rrugës në kohë me mot të keq. Ndërkaq në të dy anët e rrugës kanë mbetur me dhjetëra automjete të bllokuara.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: