Autoritetet në Shropshire të Anglisë kanë ngritur alarmin pas një rrëshqitjeje të madhe dheu që ndodhi në një kanal në zonë, duke shkaktuar bllokimin e disa anijeve. Incidenti ka krijuar një hapje të madhe në kanal, ndërsa niveli i ujit është ulur ndjeshëm, pothuajse duke u tharë plotësisht në atë segment.

Sipas raportimeve të BBC, për shkak të rrëshqitjes së dheut, anijet nuk kanë mundur të lëvizin dhe kanë mbetur të bllokuara. Të paktën 10 persona janë shpëtuar nga anijet pas ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës.

Zjarrfikësit dhe ekipet e tjera të shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje për të menaxhuar situatën dhe për të garantuar sigurinë e personave të përfshirë. Policia konfirmoi se nuk ka raportime për persona të lënduar.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën e prekur dhe të përdorin rrugë alternative, ndërsa vijojnë kontrollet dhe vlerësimi i dëmeve. Hetimet për shkaqet e rrëshqitjes së dheut janë ende në proces.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: