Bllokohen akset Zallë–Dardhë dhe Zallë–Reç nga rrëshqitja e shpatit të malit, në njësinë administrative Zallë–Reç.
Si pasojë e rrëshqitjeve, rrugët kanë qenë tërësisht të bllokuara për disa orë.
Bashkia Dibër ka punuar gjatë gjithë natës për pastrimin dhe hapjen e rrugës që lidh zonën me qytetin e Peshkopisë. Paralelisht, vijon puna edhe për hapjen e rrugëve në njësinë administrative Sllovë.
Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar vështirësi të mëdha, veçanërisht në fshatrat e thella, ku trashësia e borës në disa zona ka kaluar mbi 40 centimetra. Autoritetet vendore janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës.
