Rruga Cërnalevë-Oreshkë-Borje është e bllokuar prej disa ditësh si pasojë e shkarjeve masive të dherave nga reshjet e shiut dhe dëborës.

Banorët thonë se rrezikohen të çahen tubat e hidrocentralit që kalojnë mbi disa shtëpitë e rrugës Prisuj. Situata paraqitet e rrezikshme për disa familje në fshatin Cërnalevë, ku dherat janë afruar pranë banesave.

Rrëshqitja e dheut ka ndodhur 15 metra poshtë tubave te hidrocentralit. Një situate e tille nuk ka ndodhur kurrë më parë thonë banorët. Burimi ku janë vendosur tubat kanë shpërndarë burimin e ujit edhe jashtë tyre duke shkaktuar edhe rrëshqitjen e dheut.

Si pasojë e prurjeve të shumta të ujit nga reshjet e shiut dhe dëborës, janë shfaqur shkarje masive dherash, të cilat po afrohen rrezikshëm pranë tre banesave, duke përbërë një kërcënim serioz për sigurinë e banorëve. Këta të fundit kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse. Siç shihet edhe nga pamjet rreziku është i madh.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb