Ka shkuar në shtatë numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq në Itali, mes të cilëve janë edhe tre fëmijë. Përmbytjet dhe rrëshqitje të dherave kanë përfshirë zonë në Casamicciola në Ischia.

Ndërkohë autoritetet vijojnë kërkimet pasi balta ka mbuluar ishullin.

Ndërkohë shumë qytetarë janë evakuuar. Këshilli i Ministrave ka zhvilluar mbledhjen lidhur me situatën, ndërsa kanë shpallur gjendjen e jasshtëzakonshme në Palazzo Chigi.

Ekipet e shpëtimit, kanë deklaruar se kërkimet do të vazhdojnë edhe gjatë natës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: