MAQEDONI-Rreth 50 emigrantë janë zbuluar brenda një kamioni në Maqedoni. Kamioni tip ‘Iveco’ me targa maqedonase u ndalua nga policia në autostradën Gjevgjeli – Shkup në afërsi të fshatit Smokvicë. Brenda në kamion janë gjetur 50 emigrantë nga Pakistani dhe Afganistani, prej të cilëve katër janë fëmijë.

Nga MPB-ja njoftojnë se nëpunësit policorë kanë dhënë shenjë për ndalimin e automjetit “Iveko”, por drejtuesi e ka ndaluar automjetin 50 metra pas patrullës dhe është arratisur nga vendi i ngjarjes.

“Gjatë kontrollit të automjetit, në hapësirën për ngarkesë, janë gjetur 50 emigrantë nga Pakistani dhe Afganistani, prej të cilëve katër janë fëmijë. Emigrantët janë dërguar në Qendrën transitore të pranimit Gjevgjeli për procedurë të mëtejme. Janë duke u ndërmarrë masa për gjetjen e drejtuesit dhe për zbardhjen e plotë të rastit” – thotë ministrja e Brendshme në Maqedoni.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: