Rreth 500 intelektualë dhe figura kulturore franceze lëshuan një thirrje duke i kërkuar presidentit Emmanuel Macron dhe komunitetit ndërkombëtar në tërësi që të njohin shtetin e Palestinës pa vonesa të mëtejshme.

Në një artikull të botuar nga gazeta Le Monde, nënshkruesit shkruanin: “Ne qytetarët i bëjmë thirrje Presidentit të Republikës dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar të njohin shtetin e Palestinës pa vonesë të mëtejshme”. Grupi deklaroi se “konflikti palestinezo-izraelit, i cili vazhdon për më shumë se një shekull, ka arritur një kulm të paprecedentë dhe të papranueshëm që nga 7 tetori, i ndjekur nga ngjarje të mëvonshme”, duke i kërkuar komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht Francës, që “të përgjigjet me vendosmëri “. Ata theksuan se “Franca, e njohur për pozicionin e saj unik midis kombeve, duhet të jetë një model për ata që nuk kanë guxuar ende të ndërmarrin këtë hap”.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb