Vendimi për pezullimin e zv/kryeministres nga funksionet publike, pritet të merret nga Gjykata Kushtetuese gjatë mbrëmjes së sotme.
Gazetarja e News24, Klodiana Lala, në një lidhje me studion e lajmeve të News24, u shpreh se kanë kaluar më shumë se 8 orë dhe burimet brenda Kushtetueses kanë konfirmuar se vendimi do të shpallet këtë mbrëmje.
“Nuk dihet një orar konkret, por ajo çfarë dihet është fakti se ka pasur diskutime në mesin e 8 gjyqtarëve, ku pyetja ku është diskutuar është se a mund të pezullojë një gjyqtar i GJKKO një anëtar të qeverisë.
Janë mbledhur në dhomën e këshillimit pa praninë e asnjë pale tjetër dhe po ashtu nuk kanë përdorur telefonat e tyre celularë”, tha Lala.
Klodiana Lala: Gjykata Kushtetuese e mbledhur që prej orës 11:00. Prej 8 orësh e 30 minuta gjyqtarët janë mbledhur kokë më kokë për shqyrtimin e kërkesës së kryeministrit Edi Rama, për pezullimin nga GJKKO të zv/kryeministres Belinda Balluku.
Ajo çfarë mund të themi zyrtarisht se nga burimet brenda Kushtetueses, vendimi do të shpallet këtë mbrëmje, nuk dihet një orar konkret, por ajo çfarë dihet është fakti se ka pasur diskutime në mesin e 8 gjyqtarëve, ku pyetja ku është diskutuar është se a mund të pezullojë një gjyqtar i GJKKO një anëtar të qeverisë.
Janë mbledhur në dhomën e këshillimit pa praninë e asnjë pale tjetër dhe po ashtu nuk kanë përdorur telefonat e tyre celularë.
Sa kohë janë mbledhur në dhomën e këshillimit janë duke shqyrtuar pikë pas pike të gjithë pretendimet e palëve, së pari kërkesën e zotit Rama që një anëtar i kabinetit gëzon mandatin e deputetit.
