Në përditësimin më të fundit për gjendjen e Papa Françeskut, Vatikani deklaroi se një mosfunksionim i lehtë i veshkave që ishte zhvilluar ditë më parë tani është zhdukur .

Ai theksoi megjithatë se megjithëse ka një përmirësim të lehtë, prognoza mbetet e kujdesshme.

Papa ndodhet në spitalin Gemelli të Romës që prej 14 shkurtit, ku po trajtohet për pneumoni të dyfishtë dhe bronkit kronik.

Një CT në kraharor e kryer mbrëmjen e së martës tregoi “progresionin normal” të pneumonisë, teksa po trajtohet. Analizat e gjakut konfirmuan përmirësimin e gjendjes.

Besimtarët katolikë u mblodhën për t’u lutur për shëndetin e Papa Françeskut në këmbët e Bazilikës së Shën Pjetrit për të tretën natë rresht.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb