Lefter Maliqi ka mbërritur para godinës së News24, e cila prej mëngjesit të sotëm është rrethuar nga forcat e shumta të policisë. Ai përshkroi situatën si një skenë krimi, duke e cilësuar veprimin një krim të mirëorganizuar dhe banditesk.
“Po shikoj forca të shumta policore, sikur këtu ka një skenë krimi, sikur këtu ka terroristë. Ky është një veprim banditesk i mirëorganizuar, një krim i organizuar,” tha Maliqi.
Ai vuri në dukje se edhe në rast se ekziston një vendim gjykate, procedura e duhur kalon përmes zyrës përmbarimore, e cila duhet të njoftojë administratorin dhe pronarin para se të ndërhyjë policia. Maliqi kritikoi zgjedhjen e ditës së pushimit për këtë aksion, duke e cilësuar atë si një “veprim i narkoshtetit”.
Lefter Maliqi theksoi rëndësinë e News24 si një nga mediat më të mëdha informative dhe me zë të fortë kundër narkoregjimit, duke e quajtur rrethimin e saj një akt hakmarrjeje ndaj medias së lirë.
