Një gur shkëmbor ka rrëshqitur nga shpati i malit në hyrje të Klosit dhe pritet që nga momenti në moment të përfundojë në rrugën nacionale, e cila lidhet me Rrugën e Arbrit.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur punonjësit e Bashkisë Klos dhe Policia Rrugore, të cilët kanë vendosur tabelat e sinjalistikës për të paralajmëruar drejtuesit e mjeteve.

Sipas autoriteteve, punonjësit e bashkisë dhe policia nuk do të largohen nga zona deri në momentin që guri të përfundojë në rrugë, pasi masa shkëmbore është shumë e madhe dhe përbën rrezik serioz për jetën e banorëve dhe drejtuesve të automjeteve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb