TIRANE

Mjekësia estetike po dhunohet nga joprofesionistët, të cilët rrezikojnë edhe shëndetin e pacientit. Ky ishte shqetësimi i ngritur nga mjekët estetistë shqiptarë në konferencën e Shoqatës Shqiptare të Dermatologjise Estetike dhe Kozmetologjisë. Profesionistet e Mjekësise Estetike risollën mesazhin mbi sigurinë dhe cilësinë e jetesës duke apeluar qytetarët që të kujdesen për përzgjedhjen e mjekëve të duhur në çdo problematikë.

Profesionistët estetistë kërkuan ndërhyrjen e mekanizmave dhe strukturave kontrolluese, për të vendosur rregullat e lojës, në mbrojtje të shëndetit të pacientit dhe konsumatorit, për të ruajtur të pastër një fushë të shkëlqyer si mjekësia estetike, që u takon vetëm profesionistëve.

Mjekësia estetike po kthehet në një biznes që gjen përhapje masive në Shqipëri dhe nuk është më sekret, për shqiptarët, rimodelimi i hundës është preferenca e parë e kirurgjive plastike, shifrat e të cilave po rriten çdo vit. Sot në botë kryhen procedura të Mjekësisë Estetike me një kosto të vlerësuar në 2023 rreth 35 miliardë dollarë që pritet të kapë shifrën e 102 miliardë në 2035. Në këtë treg, ka pjesen e vet, sado modeste, edhe Shqiperia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb