Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange mori sot leje nga një gjykatë britanike në Londër për të apeluar kundër ekstradimit të tij në Shtetet e Bashkuara.

Gjykata vendosi që Assange mund të vazhdojë apelimin e tij për ekstradimin në një seancë të re të plotë, përveç nëse Shtetet e Bashkuara ofrojnë “garanci të kënaqshme” se ai mund të thirret në Amendamentin e Parë të Kushtetutës së SHBA dhe se ai ka të ngjarë të përballet me dënim me vdekje.

Drejtësia amerikane po ndjek penalisht Julian Assange për publikimin që nga viti 2010 i më shumë se 700,000 dokumenteve të klasifikuara në lidhje me aktivitetet ushtarake dhe diplomatike amerikane, veçanërisht në Irak dhe Afganistan. Themeluesi i WikiLeaks përballet me një dënim në 175 vjet burg, pasi është kthyer në një simbol të kërcënimeve ndaj lirisë së shtypit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb