DURRËS

18 emigrantë irakianë, iranianë e nga Kurdistani janë shpëtuar nga mbytja në një operacion të zhvilluar nga Guardia di Finanza dhe Roja Bregdetare shqiptare në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në orën 23: 40 skafi i cili drejtohej nga një shqiptar nga Vlora, i identifikuar si Roland Cenko, 18 milje larg nga “Kepi i Selitës”, ka dhënë alarmin se skafi me të cilin udhëtonin kishte pësuar defekt dhe fuste ujë dhe 19 personat që gjendeshin në bordin e tij rrezikonin të mbyteshin.

Skafi është ndihmuar nga një anije peshkimi e cila ka qenë në zonë deri në momentin që në vendngjarje kanë mbërritur anija e Guardia di Finanza dhe e Roja Bregdetare shqiptare të nisura nga porti i Durrësit. Dy anije të Guardia di Finanza dhe të Rojës Bregdetarë kanë marrë pjesë në operacionin e shpëtimit që u mbyll me sukses në orën 04 e 30 të mëngjesit me shpëtimin e të gjithë emigrantëve që rrezikoheshin të mbyteshin në det.

Në skaf gjendeshin një fëmijë, 5 gra e 12 burra, të cilët janë transportuar në gjendje të mirë shëndetësore në portin e Durrësit. Emigrantët po merren në pyetje nga policia e Durrësit e cila në këtë mënyrë ka zbuluar edhe një rrugë të re të trafikimit të qenieve njerëzore nga trafikantët shqiptarë, të cilët kundrejt shpërblimeve prej mijëra euro transportojnë klandestinët që largohen nga vendet në konflikt.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Me shtimin e konflikteve në vendet e lindjes në Irak, Iran, etj trafikantët shqiptarë janë vënë në shërbim të transportit të klandestinëve të cilët synojnë të kalojnë në perëndim nëpërmjet Adriatikut me çdo kusht, duke paguar mijëra euro për udhëtime që nuk janë aspak të sigurta, madje jo pak herë rrezikojnë të mbyten në lundrimet me skafe që bëjnë natën.

Policia dyshon se gomonia e cila si destinacion kishte Italinë është nisur nga brigjet shqiptare dhe se shtetasit sirian ishin futur me herët në vendin tonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb