Shumë prej emigrantëve të paligjshëm që ishin parashikuar për t’u depërtuar nga Britania e Madhe për në Ruanda do të lirohen nga kampet e azilkërkuesve ku mbahen aktualisht, për të lëvizur të lirë por nën monitorim nëpërmjet etiketave elektronike.

Në mesin e emigrantëve që do të shijojnë lirinë sipas DailyMail është edhe një shtetas shqiptar rreth të 20-ave, i cili rrezikohej të depërtohej në vendin e Afrikës Lindore në fillim të këtij muaji.

Por ai do të tag-ohet dhe do të lirohet brenda disa ditësh pasi të ketë marrë pjesë në një seancë gjyqësore të imigracionit dhe paraqitjes së një adrese se ku do të jetojë.

Ndërkohë në një gjyq ku është përfshirë Home Office dhe organizatat që mbrojnë azilkërkuesit, do të jenë prezentë dhe qindra emigrantë, përfshirë shumë që kaluan kufirin me varka të vogla dhe që janë lënë të lirë nëpërmjet tag-ut elektronik në 12 muajt e fundit.

Por, zyrtarët në kampet e azilkërkuesve po vazhdojnë të njoftojnë emigrantët që janë ndaluar se ata mund të largohen për në Ruanda.

Qeveria arriti një marrëveshje me qeverinë e Ruandës në fillim të këtij viti që shteti afrikan të pranojë azilkërkuesit që udhëtojnë ilegalisht në Britani. Atje ata mund të kërkojnë azil dhe, nëse kanë sukses, të fillojnë një jetë të re.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes në Britani ka zbuluar se 231 emigrantë të tjerë kaluan kufirin nga Franca me varka të vogla të premten, duke e çuar shifrën e javës së kaluar në më shumë se 800.

Më shumë se 2,500 kanë kaluar këtë muaj në drejtim të ishullit, duke e çuar totalin për këtë vit në mbi 12,000, më shumë se dyfishi i asaj që ishte në fund të qershorit të vitit të kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb