Ish-Prokurori Eugen Beçi në një intervistë në emisionin “Kjo Javë’ me moderatoren Nisida Tufa në News24, foli për rrezikun iranian dhe paralajmërimin e SHBA.
Gjatë intervistës, Beçi analizoi situatën duke theksuar se nuk ka arsye për të pasur panik, megjithatë nënvizon se është me rëndësi që autoritetet të jenë vigjilente. Gjithashtu ai shtoi se rreziku nuk është ushtarak por bëhet fjalë për sulme kibernetike.
“Vend për panik nuk ka. Edhe kur ka pasur informacione konkrete në Republikën e Shqipërisë në 2017-2018-2018 për sulme të mundshme nga Garda Revolucionare dhe vetë shteti i Iranit me sukses janë arritur të parandalohen. Por a ka vend për vigjilencë të shtuar, sigurisht që ka. Shqipëria është në radar të sulmeve, por jo të hapur, por për sulmet hibride që vijnë nga shteti i Iranit. Pra shkojmë në antitezë që politika nuk duhet ta qetësojë. Kërcënimet hibride, në Shqipëri janë parandaluar tre atentate të mundshme terroriste të përgatitura dhe provuara me prova ligjore nga forca të gardës revolucionare dhe forca kuds dhe kjo tregon që Shqipëria mund të jetë një target. Targeti është si një luftë hibride. Në luftën hibride është provuar se kanë tentuar qeliza lidhur me Gardëm Revolucionare, fakti që në Shqipëri ka patur sulme kibernetike po nga i njëjti burim që është Irani dhe fakti që janë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike. Rreziku nuk është ushtarak klasik, por rrezik për sulme kibernetike. Nga hetimet që kemi patur, kemi arritur të identifikojmë një grup personash që paguheshin nga shteti i Iranit për të dezinformuar opinionin publik shqiptar”, tha ndër të tjera ai.
