Situata e alarmeve për sulme terroriste në Europë ka përfshirë ethshëm edhe Shqipërinë. Policia e Shteti ka marrë masa shtesë dhe ka nxjerrë edhe armët e rënda nga sirtarët, për t’ju kundërvënë sinjalizimeve të mundshme për ndonjë atentat në vendin tonë.

Për këtë arsye, presidenti Bujar Nishani ka zhvilluar një takim tjetër me kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika. Ky i fundit është parë rreth mesditës të hyjë në presidencë.

Burime nga Presidenca, kanë bërë të ditur se Ajazi ka raportuar tek presidenti i Shqipërisë të dhënat dhe informacionet që SHISH disponon për kërcënime të mundshme që mund të jenë për vendin tonë.

Gjatë paradites së sotme, u bë e ditur se policia është njohur me informacione të reja për sulme dhe ka rritur nivelin e gatishmërisë, duke kaluar në atë më të lartën.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: